Deklarata e Kryemyftiut të Arabisë Saudite për krizën në Pal

Diskutoni ketu rreth LAJMEVE
rondidi

Deklarata e Kryemyftiut të Arabisë Saudite për krizën në Pal

Ungelesener Beitragvon rondidi » Mi 21. Jan 2009, 00:11

[b]Deklarata e Kryemyftiut të Arabisë Saudite për krizën në Palestinë

Të gjitha lavdërimet janë për Allahut, Zotin e gjithçkaje që ekziston. Paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të mirin e Pejgamberëve dhe të Dërguarve të Tij, Pejgamberi ynë Muhamed, si dhe mbi Familjen e tij, Shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që i ndjekin në mirësi deri në Ditën e Fundit.

Në vazhdim:

Komisioni i Përhershëm për Hulumtime dhe Vendime Islamike në Mbretërinë e Arabisë Saudite ka ndjekur me pikëllim dhe dhimbje të madhe atë që ka ndodhur dhe po ndodh kundër vëllezërve tanë në Palestinë, veçanërisht në Gaza; aktet e shtypjes dhe vrasjes së fëmijëve, grave dhe të moshuarve! Dhe kjo është shkelje e asaj që është e shenjtë, është shkatërrim i infrastrukturës dhe institucioneve dhe terrorizim i popullit të pafajshëm. Dhe nuk ka dyshim se ky është një krim dhe shtypje ndaj të drejtave të popullit Palestinez.

Në këtë ngjarje kaq të dhimbshme është obligim për Muslimanët që të jenë në krah të vëllezërve të tyre Palestinezë, t"i ndihmojnë e t"i mbështesin ata, të bëjnë përpjekje për të larguar shtypjen kundër tyre me çdo mjet që të munden, në mënyrë që të realizojnë detyrimin dhe lidhjen e Imanit (që kanë me vëllezërit e tyre).

Allahu i Lartësuar ka thënë:

إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ

“Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër.â€

Zurück zu „Lajme nga Vendi dhe Rajoni.“



Wer ist online?

Mitglieder in diesem Forum: 0 Mitglieder und 1 Gast