Aktuale.........!!! Z. HARADINAJ.

Diskutoni ketu rreth LAJMEVE
Benutzeravatar
ZEMRA E KOSOVES
Beiträge: 525
Registriert: Sa 15. Nov 2008, 20:06
Wohnort: atje ku zemra lendohet pa faj...!!!
Kontaktdaten:

Aktuale.........!!! Z. HARADINAJ.

Ungelesener Beitragvon ZEMRA E KOSOVES » Mi 25. Feb 2009, 23:24

[b]Haradinaj nuk heq dorë nga zgjedhjet, as Feit nga shtyrja
BOTA SOT
Haradinaj ende nuk pajtohet me Piter Feitin për mosmbajtjen e zgjedhjeve parlamentare

Pakoja e Ahtisarit dhe Kushtetuta po shkelen, nga drejtues vendës dhe ndërkombëtarë, dhe kjo paligjshmëri vazhdon derisa nuk hiqet dorë nga vendimi për mosmbajtjen e zgjedhjeve nacionale, mendon lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Haradinaj tha se nuk është bindur nga bashkëbisedimi që pati të mërkurën me shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feit, se nuk duhet të mbahen zgjedhjet parlamentare brenda këtij viti, ndërsa z.Feit është larguar nga AAK-ja me një përshëndetje, pa dashur të komentojë asgjë për takimi.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj vazhdoi të shpjegojë natyrën e takimit, duke thënë se ishte një takim pune, ku temë dominuese ishte mbajtja e zgjedhjeve, që sipas tij Feit përsëri nuk e ka lëkundur vendimin e marrë me presidentin, që këto zgjedhje të mbahen në vitin 2011.

“Ishte një takim pune me Piter Feitin, ku dha disa shpjegime rreth proceseve që po zhvillohen në Kosovë dhe për Kosovën, por dominojë tema e zgjedhjeve parlamentare, ku ai shpjegoi se sa i përket vendimit mbetet vendimi i dhënë më parë, ndërsa unë i dhashë disa argumente dhe disa shpjegime se ky vendim i tillë për shtyrjen e zgjedhjeve është i dëmshëm për Kosovën dhe për proceset e saj, i cili do ti thelloi trendët negative që po ndodhin në vend dhe në qeverisjeâ€
~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,

Zurück zu „Lajme nga Vendi dhe Rajoni.“



Wer ist online?

Mitglieder in diesem Forum: 0 Mitglieder und 1 Gast