Përleshje në Radushë, vriten 4 shqiptarë

Diskutoni ketu rreth LAJMEVE
ALEN
Beiträge: 121
Registriert: Mi 10. Mär 2010, 18:10

Përleshje në Radushë, vriten 4 shqiptarë

Ungelesener Beitragvon ALEN » Do 13. Mai 2010, 21:35

Përleshje e armatosur ka ndodhur gjatë natës mes policisë dhe disa personave të armatosur mes fshatrave Radushë dhe Orashë. Sipas informative të policisë janë vrarë kater persona, prej tyre njeri eshte nga fshati Gercec i Shkupit, dy janë nga Kosova dhe nje person eshte nga fshati Merove i Tetoves. “Kishim informacione për transportimin e armëve ilegale. Kemi bërë pritë dhe rreth orës 2 pas mesnate gjatë tentimit të policisë për të ndaluar një furgon, personat që ndodheshin në të hapën zjarr ndaj policisë. Pjesëtarët e MPB-së iu kundërpërgjigjën sulmit me ç’rast u vranë 4 persona të cilët ndodheshin në furgon. Në të është gjetur një sasi e madhe armësh”, tha zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski. Vendi i incidentit gjendet 10 kilometra larg fshatit Radushë. Informatat e paraa flasin se në radhët e policisë nuk ka të plagosur e as të vrarë. për momentin nuk jepen detaje tjera nga policia për këtë incident.

Kryeshefja e policisë, Gordana Jankullovska, në një konferencë për media tha se janë identifikuar tre nga katër personat e vrarë, por nuk dha emrat e tyre.

Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për 31 vjecarin nga Prishtina, Xhafer Shala, si dhe për dy shtetat të Maqedonisë, Qemal Fejzullahun nga fshati Gërcec i Shkupit dhe Shaban Zenunin nga fshati Merovë. Identiteti i personit të katër ende nuk është vërtetuar.


Sipas Policisë, në furgon e personave te vrarë janë gjetur sasi të konsiderueshme të armëve: 3 raketahedhës dore me 3 thashë granata, 6 pushkë automatike dhe një pushkë gjysëmautomatike, një snajper, një mitraloz, një thes me TNT eksploziv, 6 bomba dore, mina tokësore, 12 granata për minahedhës dore 60 mm, si dhe municion për pushkë automatike

Zurück zu „Lajme nga Vendi dhe Rajoni.“



Wer ist online?

Mitglieder in diesem Forum: 0 Mitglieder und 1 Gast