Zbulohet ilaçi i jetegjatesise mbi 100 vjet jete

Diskutoni ketu rreth LAJMEVE
Lea

Zbulohet ilaçi i jetegjatesise mbi 100 vjet jete

Ungelesener Beitragvon Lea » Sa 12. Mär 2011, 22:51

Zbulohet ilaçi i jetegjatesise mbi 100 vjet jete





Shkencëtari amerikan bën të ditur zbulimin më të ri, duke paralajmëruar se viti 2012 do të ndryshojë historinë e njerëzimit

Njerëzit do të mund të jetojnë shumë vjet pas 100-vjetorit, që sot është një “mrekulli” për shumë prej nesh. Dhe kjo vetëm me një shpikje njerëzore, që do të hidhet në treg për jo më shumë se dy vjet.

Mediat ndërkombëtare, si britanikja “The Sun” dhe amerikania “Fox News” raportojnë se njerëzit do të mund të jetojnë me shëndet të plotë më shumë se 100 vjet brenda dy viteve, sipas deklaratave të një profesori, i cili ka nisur tashmë me grupin e tij kërkimor testimin e barnës që ndalon moshimin.

Kjo barnë, që është rezultat i një kërkimi që ka nisur për Alzhajmerin, është zbuluar nga grupi kërkimor amerikan dhe tashmë ka nisur të prodhohet prej tyre në doza të vogla eksperimentale.

Profesor Nir Barzilai, një nga ekspertët më të njohur sot në botë për sa i përket moshimit, tha teksa po u drejtohej shkencëtarëve të tjerë të njohur në një konferencë shkencore të mbajtur në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, se “kompanitë farmaceutike janë duke prodhuar këto lloj barnash tashmë” dhe se “me shumë gjasa ato do të jenë gati për testim në njerëz prej vitit 2012”.

Lajmi sensacional që la të habitur të gjithë shkencëtarët e pranishëm në konferencën në fjalë vjen si pasojë e kërkimeve intensive të bëra në mbarë botën mbi arsyen që i bën qelizat që të vdesin dhe pse disa lloj njerëzish arrijnë të përballojnë dhe të mos sëmuren nga sëmundje mjaft të përhapura, si kanceri, diabeti apo dementia dhe arrijnë të jetojnë më shumë se 100 vjeç, madje duke qenë në shëndet të plotë.

Profesori që punon dhe jeton në Nju Jork dhe grupi i tij nga Kolegji i Mjekësisë “Albert Ajnshtajn” me bazë në kryeqendrën ekonomike amerikane deklaroi se janë disa variante gjenetike që i lejojnë njerëzit e zakonshëm të jetojnë gjatë dhe të thyejnë rekordet e jetëgjatësisë.

Ata persona që janë me aq fat sa të kenë të përfshirë në sistemin e tyre këto gjene që veprojnë kundër moshimit zakonisht nuk kalojnë sëmundje serioze gjatë jetës së tyre dhe madje nuk vdesin zakonisht nga sëmundje, por në mënyrë të papritur, ajo që quhet shpesh herë si “vdekje natyrale”.

Profesori Barzilai, që drejton grupin e shkencëtarëve dhe është një prej ekspertëve që mori pjesë në samitin e Shoqatës Mbretërore mbi moshimin, tha se “unë shoh shpesh herë persona që kanë kaluar mbi supe 100 vjet jetë, por që jo thjeshtë janë 100-vjeçar, por gjithashtu duken në një formë shumë të mirë si fizike, ashtu edhe mendore”.

“Njerëzit që vdesin ndërmjet të 70-ave janë zakonisht të sëmurë në vitet e fundit të jetës së tyre. Qindvjeçarët nga ana tjetër vdesin “të shëndetshëm””, – tha si paradoks profesori amerikan. Ai deklaroi se njerëzit mund të nisin të marrin ilaçin e jetëgjatësisë një herë në ditë kur arrijnë në të 40-at ose në të 50-at.

dardan.
Beiträge: 416
Registriert: So 7. Mär 2010, 10:41

Re: Zbulohet ilaçi i jetegjatesise mbi 100 vjet jete

Ungelesener Beitragvon dardan. » Sa 12. Mär 2011, 23:23

hmmmmmmmm do te thot per mu qenka von me ja nis me ket ilaq :murit:
:lol: :hallo:

Lea

Re: Zbulohet ilaçi i jetegjatesise mbi 100 vjet jete

Ungelesener Beitragvon Lea » Sa 12. Mär 2011, 23:47

pse bre vone dardan i ke mrri 50-tat a? ka koh per ty edhe dy vjet del ne perdorim ....


Zurück zu „Lajme nga Vendi dhe Rajoni.“



Wer ist online?

Mitglieder in diesem Forum: 0 Mitglieder und 1 Gast