Vjehrra në muajin e mjaltit, nusja kërkon divorcin

Diskutoni ketu rreth LAJMEVE
Lea

Vjehrra në muajin e mjaltit, nusja kërkon divorcin

Ungelesener Beitragvon Lea » Di 29. Mär 2011, 09:38

Një nuse e re ka kërkuar divorcin, pasi në muajin e mjaltit, burri i
saj kishte marrë me vete dhe nënën e tij. Kjo ndodhi në Romë, ku,
Marianna C., 37 vjeçe, estetiste u paraqit në gjykatë pak më shumë se
një muaj nga martesa e saj me Stephen O.. Ngjarja që bëri të prishej
marrëdhënia martesore filloi më 13 dhjetor, dy ditë pas martesës, kur të
porsamartuarit ishin paraqitur në aeroportin Fiumicino (Romë) për tu
nisur në Paris.

“Në aeroportin romak – lexohet në deklaratën e lëshuar nga nusja në
gjykatë, e cila mbrohet nga avokatët Anna Orecchioni dhe Giacinto
Canzona – është paraqitur edhe nëna e dhëndrit”. I shoqi i 37 vjeçares
ka deklaruar se nuk mund ta linte vetëm nënën e sëmurë.

Pas muajit të mjaltit dhe pas festës së krishtlindjeve, dhe kjo
kaluar me vjehrrën, nusja e re nuk ka duruar më dhe është kthyer në
Napoli, te prindërit e saj.

Sipas gjykatës lidhja emocionale e tepruar e burrit për nënën e tij
ka krijuar pamundësinë e një marrëdhënie të shëndetshme martesore

Zurück zu „Lajme nga Vendi dhe Rajoni.“



Wer ist online?

Mitglieder in diesem Forum: 0 Mitglieder und 1 Gast