Pakistani do ta shqyrtoj njohjen e Kosovës!

Diskutoni ketu rreth LAJMEVE
Lea

Pakistani do ta shqyrtoj njohjen e Kosovës!

Ungelesener Beitragvon Lea » Fr 15. Apr 2011, 08:42

Pakistani do ta shqyrtoj njohjen e Kosovës!

Njohja e Kosovës nga ana e Pakistanit do të shqyrtohet dhe kjo çështje është prioritet i lartë i Qeverisë në Islamabad, ka bërë të ditur për radio Dukagjinin, Israr Hussain, drejtor për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Pakistanit.
“Mund të them që është një çështje e nivelit më të lartë. Është e qartë se çështja e njohjes do të shqyrtohet. E për këtë vendosin udhëheqësit tonë, e sigurisht që atyre ju duhet kohë. Por se kur do të merret ky vendim nuk mund të ju them asgjë”, ka thënë Hussain.

Ndërkaq, Behgjet Pacolli, i emëruar zëvendëskryeministër i parë nga kryeministri Hashim Thaçi i ka thënë Radio Dukagjinit se javën e ardhshme do të vizitoj një varg shtetesh, përfshirë edhe Egjiptin.

Ai pohon se nëse ata që protestuan në Egjipt marrin pushtetin përmes votës së lirë, shteti i faraonëve do ta njeh Kosovën.

“Në zgjedhjet e lira nëse fiton rryma e cila ka protestuar në rrugët e Kajros, aty janë shumë miq të mi, me të cilët unë shumë lehtë do të bisedoja për njohjen sa më të shpejt të Kosovës nga ana e Egjiptit”, është shprehur Pacolli.

Ndryshe, pavarësia e Kosovës është njohur nga 75 shtete, njohja e fundit ka ardhur nga Omani, më 2 shkurt

Zurück zu „Lajme nga Vendi dhe Rajoni.“



Wer ist online?

Mitglieder in diesem Forum: 0 Mitglieder und 1 Gast