DIKUSH PO MUNDOHET TA NDALOJË ORËN SHQIPTARE PËRGJITHMONË!

Diskutoni ketu rreth LAJMEVE
Lea

DIKUSH PO MUNDOHET TA NDALOJË ORËN SHQIPTARE PËRGJITHMONË!

Ungelesener Beitragvon Lea » Mo 18. Jul 2011, 09:21

PAS FALSIFIKIMIT TË ZGJEDHJEVE U FALSIFIKUA EDHE REGJISTRIMI I POPULLSISË!

Sikur falsifikimi i rezultatit të zgjedhjeve në Shqipëri dhe në Kosovë, edhe falsifikimi i regjistrimit të popullsisë është diktuar nga sundimi diktatorial totalitar i Brukselit, pas të cilave përpjekje qëndrojnë planet antishqiptare të Moskës, Athinës dhe Beogradit.

Fjala është për një komplot ndërkombëtar të Aleancës së Boshtit anti-Amerikan në Evropë kundër shqiptarëve, si miqë më të sigurt të Amerikanëve në kontinentin e Evropës që jemi. Kur jemi te SHBA të themi se në kohën e fundit Brukseli po investon shumë në ndryshimin e qëndrimit zyrtar të SHBA ndaj shqiptarëve, përmes disa zyrtarëve të korruptuar nga BE-ja, të cilët po shkelin parimet themelore të diplomacisë amerikane, duke u përzierë në çështjet kushtetuare të Kosovës, si dikur diktatorët sovjetikë. Ne shqiptarët jemi miqë të sinqertë të SHBA dhe kemi të drejtë t'ua themi publikisht të vërtetën autoriteteve shtetërore të SHBA kur zyrtarët e tyre bëjnë gabime në dëmin e fatit të popullit tonë, duke shkelur rëndë mbi interesat tona jetike, sepse vetëm kështu ruhet miqësia mes neve. Kush shkel mbi interesat tona vitale nacionale, nuk na duhet fare dhe nuk është më mik i yni fare! Çka mendojnë ata! Të na nënshtrojnë nën Serbi prap, të na i nxjerrin sytë dhe ne të ju themi “mirë e keni”, edhe kur qëndrimi i tyre personal nuk ka lidhje me qëndrimin zyrtar të SHBA?! Ne e dimë se kemi të bëjmë me qëndrime personale, prandaj ne nuk e ngarkojmë SHBA me përgjegjësinë personale të ndonjë individi të pa përgjegjshëm!

5 pika që përbëjnë kushtet thelbore dhe platformën e çfarëdo fillimi të bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës!

Zotëri Thomas Countryman, bëri gabim kur e mbështeti BE dhe bisedimet e dhunshme mes Kosovës e Serbisë:
1) Pa u përgjigjur Serbia për krimet e veta;
2) Pa u kompozuar dëmet e luftës dhe pa i kthye kufijtë real;
3) Pa i thirr në përgjegjësi kriminelët e luftës;
4) Pa e njohur pavarësinë e Kosovës dhe
5) Pa kërkuar falje prej shqiptarëve për krimet e bëra për 133 vitet e kaluara!

Këto 5 pika përbëjnë kushtet dhe platformën e çfarëdo fillimi të bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës!

Zotëri Thomas Countryman, bëri gabim kur e mbështeti Ambasadorin Dell në gabimet e përsëritura të tij, sepse duhet të dihet se është e pa lejueshme sjellja prej diktatorit e Ambasadorit Dell në Kosovë. Ambasadori Dell po e shkel rendin kushtetuar dhe po bën presion të vazhdueshëm ndaj institucioneve vendore për shkeljen e Kushtetutës dhe për nxitjen e përçarjeve mes shokëve të luftës, pa arsye të vërteta. Kjo nuk e nderon as atë, as Zotëri Thomas Countryman dhe as SHBA, sepse jemi të bindur se edhe ata kurrë nuk do të pranonin t'i bënin këto veprime kundër SHBA, siç po kërkojnë ata nga liderët vendorë të veprohet kundër interesave të vendit të vet.

A ka prioritet më shumë se zbatimi i sundimit të ligjeve në tërësinë territoriale edhe në veri, apo ka prioritet më shumë marrja me individë të caktuar në Prishtinë?

Pse deri me tani, qe 12 vite, nuk ishin kaq energjik në zgjedhjen e çështjes vitale të veriut të Kosovës dhe në burgosjen e vrasësve serbë, siç po kërkojnë energjikisht që t´i mundësohet EULEX-it t'i burgosë komandantët e UÇK-së pas të cilave kërkesa qëndron Beogradi? Veprimet e EULEX-it nuk kanë lidhej me zbatimin e sundimit të ligjeve, por me prapavijë eliminuese politike të individëve të caktuar dhe me nxitjen e trazirave në mes të shqiptarëve. Pyeteni EULEX-in pse nuk po e zbaton sundimin e ligjit në veri!? A ka prioritet më shumë zbatimi i sundimit të ligjeve në tërësinë territoriale edhe në veri, apo me individë të caktuar në Prishtinë? Të urdhëron EULEX-i dhe të siguron tersin territoriale të Kosovës, ndërsa pastaj të kërkon nga institucionet vendore te merren me njerëzit në brendësi të Kosovës, për të cilët ka dyshime për keqpërdorime financiare dhe për të cilët po ashtu vlen barazia para ligjit!

Çka fshihet pas numrit të stërmadhuar të votuesve dhe numrit të stërzvogëluar të banorëve?

Numri i stërmadhuar i votuesve në Dhjetorin 2010 dëshmon synimin që me vota të falsifikuara të mbahen këto struktura mafioze në pushtet, ndërsa numri i stërzvogëluar i banorëve në Prill 2011 dëshmon më së miri se ka programe në Bruksel për zvogëlimin real të popullsisë dhe për ndryshimin e strukturës nacionale në vendin tonë, në rrugë të dhunshme! Konkretisht Brukseli i ka udhëzuar vasalët e vet rural vendor që numrin e banorëve shqiptarë ta stërzvogëlojnë, jo vetëm duke e përjashtuar gjysmën e popullit që jeton dhe punon përkohësisht në diasporë, por edhe krejt familjet në vendin tonë që e kanë dike jashtë vendit, të mos regjistrohen fare, sikur “nuk janë në Kosovë”. Sepse në Bruksel e kanë programuar që posa të hiqen vizat edhe 1 milion shqiptarë të Kosovës do të shpërndahen nëpër Botë me qëllim të fundit që nga Kosova një etnike të realizohet projekti “MULTIETNIK”, përmes një gjenocidi të organizuar kudër shqiptarëve me këto metoda mafioze.

Atë që sllavët e grekët nuk e arritën qe 133 vite me gjenocid klasik, duke i vrarë e asimiluar me dhunë shqiptarët, Brukseli po synon ta arrin me terror social e politik, duke e shkatërruar ekonomin tonë nacionale dhe duke e bër jetën e pa mundur ekonomike për shumicën e shqiptarëve brenda atdheut të vet, përmes një grushti banditësh të korruptuar vasal vendor. Për këto arsye u privatizuan dhe u shkatërruan ndërmarrjet ekonomike nacionale duke u mbyll me qindra mija vende pune! U shkatërrua infrastruktura shëndetësore, arsimore, u stimulua kriminaliteti e anarkia etj. për të nxit te rinia mosbesimin në çfarëdo perspektive për jetë dhe që të bindet ajo që si rrugëdalje të vetme ta sheh ikjen nga atdheu për në perëndim, përgjithmonë.

Si po përgatitet shpërndarja dhe demolimi i kombit Shqiptar në praktikë?

Shpërndarja dhe demolimi i kombit Shqiptar ka filluar të realizohet, sistematikisht nga viti 1990 nga ana e Brukselit, me Projektin e Athinës, për zhdukjen e shtetësisë Shqiptare në tërësi, dhe edhe ky falsifikim i regjistrimit të popullsisë është në këtë funksion.

Pra, numri final i falsifikuar i regjistrimit të popullsisë i publikuar, nuk është numri real, por është numri i DËSHIRUAR i banorëve, që do të mbetet kur të hiqen vizat. Prandaj Prishtina, që realisht ka mbi gjysmë milioni banorë, me regjistrimin e falsifikuar të popullsisë “ka vetëm dyqindmijë banorë”! Kjo ka ndodhur sipas këshillave mafioze të Brukselit, ku liderëve të korruptuar rural vasal në Kosovë, ju thuhet që të deklarojnë se: kanë tri herë me shumë pasuri se sa realisht kan në fillim të mandatit, sepse në fund të mandatit edhe do ta kenë atë pasuri që nuk e kanë në fillim! Natyrisht duke vjedhur! Kjo bëhet që në fund të mandatit të mos pyetet nga opinioni sa kah ju erdhi e tërë kjo pasuri – sepse ata atë e kanë deklaruar akoma pa e pas atë! Edhe regjistrimi i falsifikuar i popullsisë, me këto shifra minore, bëhet me po këto motive!

Shqiptarëve do të ju hapen rrugët për ta braktis atdheun e vet, ndërsa koloni të reja sllave do te dynden drejt tokave shqiptare për t'u realizuar PROJEKTI gjenocidal i Brukselit i quajtur “Kosovo multietnik projekt”! Kjo nuk është hera e pare që tentohet te zhduket kombi Shqiptar si dhe aspiratat e tij për një shtet të bashkuar. Por sigurisht se është hera e fundit! Kësaj radhe për shqiptarët po shtrohet pyetja hamletiane: “...ME QEN OSE MOS ME QENË...”!

Dikush po mundohet ta ndalojë orën shqiptare përgjithmonë! Por, ne shqiptarët sikur që i kemi bindur në të kaluarën kemi me i bind edhe tani armiqtë tanë dhe aleatët e tyre, se përpjekjet e Perandorisë Globaliste të BE dhe ajo vet kanë me përfunduar në mbeturinat e historisë, pranë Perandorive Bizantine, Romake, Osmane dhe sllavo-Sovjetike. Bashkimi i Kombit Shqiptar brenda një shteti është i pa ndalshëm!” Shqipëria do të bëhet dhe ju nuk do të arrini ta largoni SHBA nga Evropa, për ta regjeneruar sërish nazizmin e fashizmin tuaj të zi!

Zurück zu „Lajme nga Vendi dhe Rajoni.“



Wer ist online?

Mitglieder in diesem Forum: 0 Mitglieder und 1 Gast