Përdhunoi vajzën e paralizuar, gjykata e dënon me 5 vite bur

Diskutoni ketu rreth LAJMEVE
Lea

Përdhunoi vajzën e paralizuar, gjykata e dënon me 5 vite bur

Ungelesener Beitragvon Lea » So 15. Jan 2012, 02:26

Përdhunoi vajzën e paralizuar, gjykata e dënon me 5 vite burg

TIRANE- Gjykata e Tiranës dënoi me 5 vite burg Sherif Kovaçin, të cilin e gjeti fajtor për përdhunimin e një vajze të paralizuar. I pandehuri ishte shpallur fajtor më parë dhe dënuar me gjashtë vite heqje lirie, për të njëjtën ngjarje. Pas ekstradimit, ai kërkoi rigjykimin, pasi këmbëngulte se nuk kishte aspak lidhje me ngjarjen në fjalë. Pas shqyrtimit të çështjes për të dytën herë, gjykata firmosi për dënimin e tij për akuzën e "Marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t'u mbrojtur". Në vendimin e gjykatës thuhet se Kovaçi nga Tirana ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë e cila kishte zhvillim të vonuar mendor dhe qëndronte në një karrige me rrota, pasi ishte dhe e paralizuar.

Ngjarja ka ndodhur më 14 tetor 2008-të, kur vajza ishte lënë nga e ëma në rrugë, me qëllim që të lypte ndonjë qëndrakë, për të fituar bukën e gojës, pasi ishte e ngujuar në karrigen me rrota. Nëna e saj ishte larguar për të mbledhur kanoçe dhe kur ishte kthyer nuk e ka gjetur të bijën. Vajza e paralizuar ishte gënjyer nga i pandehuri Kovaci, i cili i kishte thënë se kishte të ëmën sëmurë dhe e kishte marrë me taksi gjoja për ta dërguar tek ajo në spital. Ai e ka dërguar vajzën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të jashtë dëshirës së saj. Sapo është kthyer në shtëpi, vajza i ka treguar të ëmës dhe motrës, të cilat bënë dhe denoncimin në polici. Kovaci është arrestuar dhe tashmë do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia.

Zurück zu „Lajme nga Vendi dhe Rajoni.“



Wer ist online?

Mitglieder in diesem Forum: 0 Mitglieder und 1 Gast