Vrasja e 5 të rinjve, Gruevski: Mos akuzohet një etnitet i t

Diskutoni ketu rreth LAJMEVE
Lea

Vrasja e 5 të rinjve, Gruevski: Mos akuzohet një etnitet i t

Ungelesener Beitragvon Lea » Sa 21. Apr 2012, 12:50

Vrasja e 5 të rinjve, Gruevski: Mos akuzohet një etnitet i tërë




SHKUP - Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka apeluar që të mos drejtohen akuza në drejtim të një populli apo etniteti të tërë lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Shkup.

“Në rast se vrasësit janë maqedonas nuk mund të jenë fajtorë të gjithë maqedonasit, në rast se janë shqiptarë nuk do të thotë se janë fajtorë të gjithë shqiptarët. Këtë e dëshirojnë ata që nuk ia duan të mirën Maqedonisë. Duhet të përgjigjet ai që ka kryer krimin, për shkak se akte të tilla monstruoze ndodhin në shumë shtete”,- deklaroi Gruevski mbrëmë në një tribunë të partisë së tij , VMRO-DPMNE, me qytetarët e komunës Aerodrom në Shkup.

Sipas tij, shumë individë dhe politikanë po tentojnë që nga kjo tragjedi të bëjnë spekulime dhe të shkaktojnë trazira të mëdha midis qytetarëve, si dhe tensione dhe përleshje ndëretnike.

“Do të vijë koha dhe fuqimisht besoj se do të kapen autorët dhe pavarësisht se cilit etnitet i takojnë, ata do të përgjigjen para ligjit”, - theksoi Gruevski.

Vëllai i njërit prej peshkatarëve: Nuk e kanë vrarë shqiptarët

KRESHOVE - Cvetan Stevkovski, vëllai i Borçe Stevkovski nga Kreshova, njërit prej pesë të rinjve të vrarë në Smilkovc, thotë se nuk beson që vrasësit e vëllait të tij, janë shqiptarë.

Në një deklaratë për gazetën “Lajm” të Maqedonisë, ai thotë se me shqiptarët familjarisht gjithmonë kanë pasur raporte të mira.

“Nga ana jonë nuk ka urrejtje ndaj shqiptarëve. Unë kam miq shqiptarë edhe vëllai im i ndjerë kishte miq shqiptarë. Ne akoma kontaktojmë me ata, edhe në varrimin e vëllait tim erdhën shqiptarë. Kam miq nga të gjitha nacionalitetet dhe urrejtja nuk mbizotëron tek unë. Tek unë urrejtja është vetëm ndaj vrasësve”, theksoi Cvetan Stevkovski, vëllai i peshkatarit Borçe Stevkovski, njëri nga 5 të vrarët në Smilkovc, transmeton Shqipmedia.

Zurück zu „Lajme nga Vendi dhe Rajoni.“



Wer ist online?

Mitglieder in diesem Forum: 0 Mitglieder und 1 Gast